Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 337 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 66 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 39, 12 nga Bujanoci, 6 nga Vlladiçin Hani, 5 nga Surdulica, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Boseligradi.
Në bazë të rezultateve të 24 orëve të fundit rezulton se Bujanoci gjatë vikendit ka arritur të radhitet i dyri në listë pas Vranjës për nga numri i të infektuarve me 12 raste të reja.
Ndërsa të dhënat e pergjithshme në rrethin e Pçinjës tregojnë se rreth 20% nga numri i përgjithshëm i të testuarve kanë rezultuar pozitiv me virusin korona./LajmiAL/












