Numrat e të infektuarve në rënie në rrethin e Pçinjës, Bujanoci me 7 raste të reja

0
165

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 447 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 94 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 59 janë nga Vranja, 10 nga Surdulica, nga 8 nga Boseligrad, nga 7 raste kanë Vlladiçin Hani dhe Bujanoci, 2 nga Tërgovishta dhe 1 nga Presheva.

Komuna e Preshevës edhe më tej vzhdon të jetë ndër komunat më të suksesshme e cila po luftonë kundër virusit korona, të paktën kështu tregojnë shifrat e vogla të të infektuarve, ndërsa është ndër komunat me numër më të madh të të vaksnuarve në Serbi, ndërsa Vranja dhe Surdulica edhe më tej kryesojnë në tabelë./LajmiAL/