Forumi Rinor i Fondit Humanitarë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 13 nëntorë në Wetzikon të Zvicrrës organizon aktivitet sportiv me karakter humanitarë dhe njëkohësisht grumbullimin e rinisë shqiptare.
Qëllimi i këtij aktiviteti sportive sipas FRFH-së është që të ndihmohet projekti humanitarë me peshë jashtëzakonisht të madhe për ndërtimin e shtëpive për skamnorët dhe të pastrehtë në Kosovën Lundore.
Në këtë eveniment sportive do të zhvillohet ndeshja mes ekipës Presheva dhe ekipës Tetova.
Sipas njoftimit të FRFH, ky aktivitet sportive në muajin e simbolit kombëtarë duhet të shërbejë edhe si një urë bashkëpunimi për të lidhur Shqiptarët në përgjithësi.
Njoftim i FRFH
Të nderuar dashamirë të Fondit Humanitar
Pasi që bashkatdhetarët, bizneset dhe secili nga ju vazhdimisht në një formë a mënyrë bëni punë të shkëlqyer në të mirën e vendlindjesë ky aktivitet sportiv të shërbej si një urë bashkëpunimi për të lidhur Shqiptarët në përgjithësi në këtë muaj festiv për kombin tonë, thuhet në njoftimin e FRFH./LajmiAL/













