139 të infektuar në rrethin e Pçinjës, Bujanoci dhe Presheva me numra njëshifrorë

0
197

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 570 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 139 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 66 janë nga Vranja, 33 nga Surduilica, 21 nga Vlladiçin Hani, , nga 6 raste të reja kanë Bujanoci dhe Tërgovishta, 5 nga Boseligradi dhe 2 nga Presheva./LajmiAL/