Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 524 persona.
Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 806 kontrolla prej tyre 774 të rritur dhe 32 fëmijë.
Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 86 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën, 08.12.2020 ka qenë 124, prej tyre 118 të rritur, dhe 6 fëmijë.
Me test Antigjen janë kontrolluar 38 analiza, prej tyre 13 person kanë rezultuar pozitiv ndërsa me PCR test 0 persona kanë rezultuar pozitin kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 13 raste të reja me Covid-19.
Serologjia: 21 (IgM +0 dhe IgG: +0) Shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë më datë 08.12.2020 nuk ka patur të infektuar./Lajmi-AL/












