KOMUNA E BUJANOCIT PËRSHENDET BASHKIMIN E SHOQATAVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS NË ZVICËR

0
262

Komuna e Bujanocit ka mirëpritur bashkimin e shoqatave shqiptare nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që veprojnë në Zvicër në një shoqatë të vetme.

Vendimi për bashkimin e këtyre shoqatave do të ndikojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe traditës shqiptare.

Komuna e Bujanocit është e gatshme që të punojë ngushtë me shoqatën në fjalë për realizim të projekteve nga sfera të ndryshme, dhe njëherit falemnderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zvicër për angazhimin e arritjes së kësaj marrëveshje.

Ju kujtojmë, që këtë vit, për nderë të Ditëve të Diasporës, komuna e Bujanocit ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me shoqatat nga komuna e Bujanocit në diasporë për t’i bashkërenduar aktivitetet në të ardhmen dhe mundësinë që të jenë partnerë në hartimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.