Studenti Ardit Murati nga Bujanoci shpalos problemet e të rinjëve nga Lugina në Tiranë (Video)

0
1151

Studentët e Luginës së Preshevës në Shqipëri edhe më tej vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta, këto probleme i shpalosi Ardit Murati në “Akademinë Politike 2020” të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Forumin Rinor të Partisë Demokratike në Luginë e përfaqësoji Ardit Murati si student i mjekësisë në Tiranë i cili ngriti problemet me të cilat ballafaqohen të rinjët nga Lugina në Tiranë si dhe problemin e kuotave studimore.

Ardit Murati shpalosi se si të rinjët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja diskriminohen në kuotat studimore ku ndahen vetëm 7 vende kurse në tërë Shqipërinë digjen gjithësejt 14.000 vende.

Ngritja e problemeve të të rinjëve nga FRPD si dhe zgjërimi i bashkëpunimit me FRPD-në e Shqipërisë janë parakusht për zhvillim dhe avancim të një rinije të shëndoshë./Lajmi-AL/