Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 486 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 184 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 706 janë nga Vranja, 30 nga Vlladiçin Hani, 27 nga Surdulica, 7 nga Bujanoci , 6 nga Boseligradi, 5 nga Tërgovishta dhe 3 nga Presheva.
Sipas këtyre të dhënave dhe të dhënave nga një ditë më parë, numri i të infektuarve në nivel të rrethit të Pçinjës është në rritje, nga ana tjetër komisioni për arsim pranë ministrisë gjegjëse sot do të vendos edhe për vijim e mësimit nga java e ardhshmë, se cilat shkolla do të kaoljnë online, cilat me mësim të kombinuar dhe cilat shkolla do të vijojnë mësimin e rregullt.
Nga Shtabi qeveritarë i Krizave vetëm se kanë paralajmëruar se nuk shmanget mundësia e kalimit të shkollave në online sikurse edhe ndryshimin e pushimit dimërorë, duke filluar nja 1 dhjetori./LajmiAL/












