Anëtarët e këshillit komunal të Bujanocit nga koalicioni qeverisës PD, PVD dhe LPD sot kanë aprovuar vendimin mbi ndarjen e mjeteve financiare nga rezervat buxhetore të komunës së Bujanocit në shumë pre 1.859.000 dinarë.
Sipas vendimit këto mjete do të ndahen në 4 drejtime, 1.000.000 dinarë për dekorimin e sheshit të qytetit për festat e fundvitit, 649.000 dinarë për sh.f “Ali Bektashi” paralelja e ndarë në fshatin Osllarë për përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, 150.000 për k.f BSK Bujanoc dhe 60.000 për shtypjen e një libri të prof Avni Presheva.
Në seancën e sotme të Këshillit Komunal pati edhe mos marrëveshje mes kryetarit të komunës dhe zëvendësit të tijtë lidhur me ndarjen e mjeteve nga rezervat buxhetore, ku pati edhe mos pajtime nga zëvendës kryetari Shqiprim Musliu dhe anëtari tjetër nga radhët e LPD-së Jetmir Ismaili.
Debatet më së shumti u zhvilluan rreth çështjes së shkollave, dhe kërkesave në dy gjuhë, madje Musliu nuk e konsideroi si prioritet ndarjen e mjeteve për botimin e librit, ndërsa nuk e votoi kërkesën e BSK-së për shkak të mosrespektimit të dygjuhësisë./Lajmi-AL/












