Për shkak të punimeve që janë duke u kryer në objektet e energjisë elektrike, të martën më 26 tetor nga ora 10:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin fshatrat e komunës së Bujanocit, Samolicë, Bilaç, Nasalcë, Letovicë, Boroc, Bratoselcë dhe Verban.
Nga elektrodistribucioni i Serbisë filiala në Vranjë kërkojnë nga banorët që të kenë mirëkuptim./Lajmi-AL/












