Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti sonte nuk do të jetë në formacion në ndeshjen kundër Polonisë, kjo për shkak të operimit që ka patur.
Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjetit social vet Gjimshiti.
Ai operoi parakrahun e majtë dje dhe pritet të kthehet në fushë pas një muaji.
“Ju falimenderoj te gjithve per mbeshtetjen ne ditet e fundit ❤️❤️
Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa me shpejt ne fushe 💪💪
sonte do bej tifo nga shtëpia dhe i uroj shume fat shokëve të skuadrës🍀❤️🖤”.












