Kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviç ndërroi jetë sot si pasojë e kvirusit korona, bëjnë të ditur mediat qëndrore.
Zoran Stankoviç ka lindur në vitin 1954.
Gjatë karrierës së tij, ishte Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Ministër i Mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe kreu i Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA).
Stankoviç ishte gjithashtu Ministër i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave të Serbisë dhe Malit të Zi deri në ndarjen e bashkimit shtetëror.
Ai u shpall mjeku më i mirë i ri në shërbimin mjekësor të JNA -së, kreu më i mirë i shërbimit mjekësor, dhe përveç që ishte i rregullt, ai u promovua tre herë në grada më të larta, në gradën e majorit, nënkolonelit dhe gjeneral majorit mjekësor, thuhet në biografinë e tij.
Së fundmi Zoran Stankoviç ka qenë kryetarë i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.












