Në rrethin e Pçinjës 150 të infektuar, 13 nga Bujanoci

0
208

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 462 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 150 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 94 janë nga Vranja, 20 nga Surdulica, 13 nga Bujanoci,  15 nga Vlladiçin Hani, 6 nga Tërgovishta dhe 2 nga Boseligradi.

Në bazë të dhënave të publikuara në 24 orët e fundit numri i të infektuarve në komunën e Buajnocit është ulur për 4 persona, megjithatë në bazë të analizave të bëra numri vazhdon të jetë shqetësues.