Deri më 6 tetor afati për paraqitjen e kërkesave për zëvendësimin e dyerve dhe dritareve

0
424

Thirrja publike për bashkëfinancimin e masave të efiçiencës energjetike në shtëpitë familjare dhe banesa në territorin e Komunës Bujanoc për vitin 2021 do të zgjasë deri më 6 tetore kur edhe mund ti paraqesin kërkesat e tyre qytetarët e komunës së Buajnocit. 

Në bazë të Vendimit të Këshillit komunal të Komunës Bujanoc mbi shpalljen e Thirrjes publike për pjesëmarrjen e qytetarëve në zbatimin e masave të sanimit energjetik, Këshilli komunal i Komunës Bujanoc deri më 6 tetor do ta mbajë të hapur thirrjen publike për bashkëfinancimin e masave të efiçiencës energjetike në shtëpitë familjare dhe banesa në territorin e Komunës Bujanoc për vitin 2021.

Të gjithë përfituesit e kësaj shpallje do ta kenë mundësinë që dyertë dhe dritaret në shtëpit e tyre ti vendosin me një çmim të përgjysmuar, gjegjësisht 50% të shumës totale do tu kompenzohet nga shpallja publike.

Për dallim nga fillimi kur është shpallur thirrja publike tashmë edhe kushtet e aplikimit janë të thjeshtuara.

Personi që aplikon duhet ta posedojë dokumentit mbi pronësinë, gjegjësisht legalizimin e shtëpisë, ose dokumentin mbi fillimin e procedurës mbi legalizimin e shtëpisë.