Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla iu është përgjigjur shkresës së aktivistit dhe drejtuesit të shoqatës AFEDS Muharrem Salihut lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në komunën e Medvegjës.
Nikolla është shprehur e shqetësuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe gjendjen e krijuar në këtë komunë.













