18 raste të reja në komunën e Bujanocit, shifrat e Covid-19 në rritje

0
254

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 502 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 182 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 107 janë nga Vranja, 21 nga Surdulica, 22  nga Vlladiçin Han1, 18 nga Bujanoci, 11 nga Tërgovishta, dhe 3 nga Presheva.

Rastet e reja me virusin korona në komunën e Bujanocit janë gjithnjë në rritje, në krahasim me javën e kaluar edhe kjo javë nuk po gjenë shumë qetësi me pandeminë e virusit korona, përkundrazi shifrat janë në rritje./LajmiAL/