Bujanoci 10 raste të reja me Covid-19, Vlladiçin Hani sa trefishi i Bujanocit

0
241

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 549 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 155 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 80 janë nga Vranja, 32 nga Vlladiçin Han1, 24 nga Surdulica, 10 nga Bujanoci, 5 nga Tërgovishta, 3 nga Bosilegradi dhe një nga Presheva.

Shifrat e publikuara janë për ditën e hënë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se numri është edhe më i madh duke patur parasysh pjesa dërmuese e popullatës është duke iu shmangur testimit ndaj virusit korona, sikurse edhe një pjesë e qytetarëve po hezitojnë që, edhe përkundër simptomave të paraqiten tek mjeku, kështu duke rrezikuar edhe të tjerët./LajmiAL/