PVD e don prap Stojançën në koalicion qeverisës në Bujanoc, përderi sa Kamberi kategorikisht e kundërshtoi zgjedhjen e Ivica Daçiqit si kryeparlamentarë

0
685

Partia për Veprim Demokratik si duket prap dëshiron ta rikthejë partenrin e koalicionit nga mandate i kaluar Stojança Arsiqin në koalicionin qeverisës, gjegjësisht në taborin e subjekteve politike shqiptare në Asamblenë Komunale.   

Zëvendës kryetari shumëvjeçarë i Bujanocit, Stojança Arsiç, ka parashikime serioze që prap te jetë pjesë e koalicionit qeverisës, thuhet në një shkrim të publikuar në portalin loka në gjuhën serbe bujanovacke, i cili është thirrur në burimet e koalicionit qeverisës shqiptar në komunën e Bujanocit.

Sidoqoftë, koalicioni udhëheqës në pushtet është me qëndrime të ndara lidhur me këtë çështje.

Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit është që Arsiç, me 3 këshilltarët e tij, të cilët kanë garuar në zgjedhjet e fundit si pjesë e SPS-it, të jetë pjesë e koalicionit.

Sipas bashkëbiseduesve të këtij portali, PVD dëshiron të tregojë në këtë mënyrë se Partia e presidentit Vuçiq nuk janë përfaqësuesit e vetëm të serbëve në Bujanoc.

“Kjo kundërshtohet nga kryetari i Komunës Nagip Arifi, i cili, nëse serbët vijnë në pushtet, më shumë do të shihte SNS me të cilën ai tashmë ka negociuar” kanë thënë nga PVD.

Kjo është vetëm edhe një provë tjetër e mosmarrëveshjes brenda koalicionit qeverisës, kryesisht partive më të forta – PVD dhe PD e Nagip Arifi, i cili pas zgjedhjes në postin e Kryetarit të komunës ka thënë se dera e pushtetit mbetet e hapur për serbët, një gjë e till është theksuar edhe në marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Vetë Arsiç ka thënë se askush nga pushteti lokal nuk e ka kontaktuar atë, por se ai është i gatshëm të ndihmojë nëse i kërkohet. Nën kushte të caktuara dhe jo me çdo kusht, siç thotë ai.

Nga ana tjetër, kreu i bordit të SNS për Bujanocin, Nenad Mitroviç, ka deklaruar javën e kaluar se “nuk ka asgjë” nga hyrja e serbëve në pushtet sepse, siç ka potencuar ai, Tirana nuk po  lejon një gjë të tillë.

Vlenë të theksohet nëse për PVD-në është i pranueshëm Stojança Arsiç me 3 këshilltarët e tij në kuadër të SPS të Ivica Daçiqit, zgjedhjen e të cilit për kryeparlamentarë kreu i PVD-së Shaip Kamberi njëherit deputet në Parlamentin e Sërbisë kategorikisht e ka kundërshtuar, a mund të jetë i pranueshëm hyrja në koalicion qeverisës lokal edhe i SNS me 10 këshilltarë?

Apo mos vallë hyrja e Stojançës me 3 këshilltarë ka një prapavijë tjetër në formimin e një koalicionit të ri dhe ndarjen e partive shqiptare?/Lajmial/