Shkruan: Hajredin HYDA
Ekzodusi i ketyre dhjetë viteve të fundit e që po trajtohet si “shperngulje pa dhunë”, konsiderohet me: përmasat, kategoria sociale, kualifikimet, numeri etj si më i madhi dhe më impakt më të madhë në historinë e shqipetarëve, që nga koha e Skenderbeut në shekullin e XV, kur rreth 400 mijë shqipetar të Epirit u shpërngulën në jug të Italisë.
Vala e fundit përfshinë: mjeket, infermjeret, logopedet, përkujdesjen për pleq, programerat, inxhinjeret, teknikët, muratorët, fasaderat, molerat, zdrukthtarët e konstrukcione metalike dhe plastike, makanikët etj.
Ora po ikën “AJKA E KOMBIT” e gatshme dhe kulifikuar në një shtet tjetër!
Në kuadër të valës së zbrazjes së vendlindjes për të emigruar në perëndim, një kategori të të shpërngulurish janë grupimi me vulnerablë i këtij Ekzodusi!
Burra të moshes 40-55 vjeç, që në vendlindje deri në këtë moshë kan ngritur familje, kanë: punuar, kontribuar, janë pëkujdesur për prindër, ,gruan, fëmijet …
Dhe tash shkojnë që të punojnë si shofera të kamionave, duke u detyruar që ti dërgojne para familjes, duke financuar shkollimin e fëmijeve të tyre, shërbimet shëndetesore të prindërve etj.
Dhe si të vetmin satisfakcion nga ky sakrifikim mbinjerëzor është oranimi i fotove të përditshme që i dërgohen përmes VIBER-it nga familja e tyre !












