Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës ndaj virusit korona janë testuar 571 persona.
Në bazë të rezultateve të publikuara 186 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 106 janë nga Vranja, 33 nga Vlladiçin Han, 20 nga Surdulica, 16 nga Bujanoci, 7 nga Presheva, 3 Boseligradi dhe 1 nga Tërgovishta.
Në bazë të shifrave të publikuara në komunën e Bujanocit brenda 24 numri i të infektuarve gati se është trefishuar në krahasim me të dhënat e ditës së djeshme, ku ishin vetëm 6 raste të konfirmuar.












