Arifi telegram ngushëllimi kryetarës së Tetovës për rastin tragjik

0
248

Me rastin e tragjedisë që ka kapluar komunën e Tetovës si dhe gjith shqiptarët në përgjithëse ku si pasojë e zjarrit i cili në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka kapluar spitalin kovid të Tetovës ku  humbën jetën 14 persona, kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi i ka dërguar telegram ngushëllimi homologës së tijë Teuta Arifit.

Në telegramin e kryetarit Arifi thuhet se, rasti tragjik i shpërthimit të spitalit Covid 19 gjatë mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar dhembje edhe tek qytetarët e komunës së Bujanocit.

Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen eme familjarët e viktimave, duke u lutur që numri i tyre të jetë sa më i vogël, kurse të plagosurve i dëshirojmë shërim sa më të dhpejtë, thuhet në telegram ngushllimin e kryetarit Arifi.