Vranja me 83 raste të reja me Covid-19, Bujanoci 9

0
186

Situata e pandemisë me virusin korona vazhdon të përkeqësohet në rrethin e Pçinjës, shifrat e të infektuarve gjithnjë janë në rritje, ndërsa Vranja vazhdon të jetë vatrër e infeksionit.

Sipas të dhënave të fundit nga Emti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës ndaj virusit korona janë testuar 426 persona.

Në bazë të këtyre analizave 129 persona kanë rezultuar pozitiv, një shifër shqetësuese e cila çdo ditë është në rritje e sipër.

Nga ky numër 83 persona janë nga Vranja, 21 nga Vlladiçin Hani, 10 nga Surdulica, 9 nga Bujanoci, 4 nga Tërgovishta dhe 2 nga Presheva./LajmiAL/