Sërbia në listën e “KUQE” të Gjermanisë, vetëm të vaksinuar mund të hyjnë

0
329

Shifrat e Koronës e bëjnë të vështirë për qytetarët e Sërbisë të udhëtojnë për Gjermani, sidomos kohëve të fundit kur shifrat janë gjithnjë në rritje.

Gjermania tani po lëshon të hyjnë vetëm qytetarë të vaksinuar të Serbisë në territorin e saj, dhe jo të gjithë, por vetëm vaksina nga prodhuesit perëndimorë – “Pfizer”, “Astra Zeneca”, “Moderna” ose “Johnson and Johnson”.

Udhëtarët duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi në gjuhën angleze ose gjermane në letër ose në formë dixhitale.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç lejohen të hyjnë në Gjermani, edhe pse ende nuk janë vaksinuar, të shoqëruar nga të paktën një prind plotësisht i vaksinuar.