Gjendja me virusin korona në rrethin e Pçinjës edhe më tej vazhdon të jetë jo stabile, ndërsa shifrat me rastet e reja të të infektuarve janë gjithnjë në rritje.
Të dhënat e e fundit flasin se Vranja tashmë ka kaluar në një fazë më të rrezikshme të të infektuarve, në krahasim me javën e kaluar, ku vetëm gjatë të dielës janë konfirmuar 65 raste të reja, ndërsa komuna e Buajnocit pavarësisht se ka vetëm një rast, kjo për shkak se gjatë vikendit në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc nuk kryhen analizan ndaj virusit korona.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike më 24 orët e fundit janë testuar 248 persona në teritorin e rrethit të Pçinjës, prej tyre 79 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 65 janë nga Vranja, nga 4 janë nga Presheva dhe Surdulica, 3 nga Vlladiçin Hani, 2 nga Tërgovishta dhe 1 nga Bujanoci./LajmiAL/












