Arifi viziton çdo pjesë të Malësisë së Bujanocit: Gjithmonë do të jemi afër banorëve të kësaj pjesë të komunës sonë (Foto&Video)

0
815

Kryetari i Komunes së Bujanocit Nagip Arifi edhe përkundër obligimeve të shumta në këtë fundvit por edhe ditë vikendi i shoqëruar edhe nga banorët, gjatë ditës së sotme ka vizituar pothuajse çdo cep të Malësisë së Bujanaocit.

I përkushtuar në përmirësimin e jetës dhe kushteve të banorëve të Malësisë së Bujanocit kryetarit i komunës së Bujanocit Nagip Arifi nga afër dhe në çdo pjesë të Malësisë është njohur me hallet dhe dertet e banorëve.

Për banorët e Malësisë asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbincë është frymëzimi që sot persona të vullnetit të mirë kanë filluar sanimin e rrugëve lokale e që është një shpres për gjallërinë e kësaj pjese të komunës

Kështu mendon edhe Hajrush Ramadani profesor në pension nga Malësia e Bujanocit:

Pas asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbincë nga Pushteti lokal persona të vullnetit të mirë kanë marrë iniciativën për të sanuar rrugët lokale, ndërsa një pjesë e rrugëve po sanohet edhe me mjetet e Fondi Humanitarë për Malësinë e Bujanocit, mjete të cilat ishin të dedikuara për asfaltimin e rrugës por që Kryetari Arifi ia ktheu Fondi për ti përdorur për nevojat e Malësisë.

Për kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin gjalërimi i Malësis gjithnjë do të jetë prioritet, sidomos kthimi i popullatës për të ndërtuar dhe krijuar një jetë të re.

Kjo sipas tijë është edhe arsyeja që sot vizitoi çdo pjesë të kësaj natyre, pamvarësisht se në shumë lagje më nuk ka zhurma njerzish dhe stëpitë kanë mbetur të braktisura.

Njëri nga personat i cili po jep një kontribout të madh në sanimin e rrugëve lokale të fshatit Suharnë që lidhen më rrugën e asfaltuar në Zarbincë është edhe Sevdail Haziri me prejardhje nga Suharna. Haziri është një biznesmen i suksesshëm që jeton dhe vepron në Gjermani i cili ka investuar rreth 30.000 euro për sanimin e rrugëve me të vetmin qëllim që banorët e Suharnës dhe Novosellës ta kenë më lehtë qarkullimin deri të xhamia e Zarbincës.     

Vizita e njeritu të parë të komunës ishte një frymëzim për banorët të cilët nuk mbajnë mend që Kryetari i komunës ti ketë vizituar pothuajse çdo lagje./LajmiAL/