“Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç, po qëndron sot dhe nesër në jug të Serbisë, në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Gjatë ditës së sotme Stankoviç fillimitsht është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit,
Nagip Arifin, më pas ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e partive politike serbe që operojnë në komunën e Buajnocit, të cilat janë pjesë e opozitës së Kuvendit Komunal në Buajnoc.
Pas takimit me politikanët serbe Stankoviç theksoi se tema kryesore e bisedës ishte investimi i fondeve në vlerë prej 38 milion dinarësh për komunitetin serb në këtë komunë.
Siç potencoi, Ai këmbënguli që këto fonde të shpenzohen plotësisht, dhe në mënyrën që janë planifikuar
. Kjo kryesisht i referohet ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, pastaj për ndihmë financiare për studentët për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe bursave, ndërsa janë diskutuar edhe çështje të tjera, tha Stanković.
Sa i përket pushtetit lokal njëetnik, sigurisht që është një çështje politike, tha Zoran Stankoviç, e cila do të zgjidhet nga ata që janë përgjegjës për të, dhe kjo sigurisht nuk është në kompetencën e Trupit Koordinues. Qëllimi ynë është që pjesëtarët e komunitetit serb të jenë të kënaqur me punën e vetëqeverisjes lokale, tha Kryetari i Trupit Koordinues pas takimit.
Vetëm këtë vit përveç investimeve të rregulta Trupi Koordinues ka dhënë ndihmë të njëhershme financiare Entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” shumë prej 200 mijë dinarë, ndërsa Shtëpisë së Shëndetit 986 mijë dinarë. Të gjithë nxënësve të klasës së parë iu janë siguruar pajisje shkollore me vlerë 2.250.000 dinarë. Ai gjithashtu potencoi se këtë vit, ashtu si vitet e kaluara, përfundoi konkursi për subvencione për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të cilin 9 kompani nga Bujanoci morën 19 milionë e 297 mijë e 744 dinarë.
pas takimit me Stankoviçin, deputeti Nenad Mitroviç konfirmoi se një pjesë e bisedës i ishte kushtuar situatës politike.
Mitroviç tha se ata kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe shtoi se, që nga formimi i shumicës shqiptare në korrik të vitit të kaluar, shumë gjëra diskriminuese kanë ndodhur ndaj komunitetin serb.
Përfaqësuesit e partive politike paraqitën propozime konkrete dhe kërkuan që Trupi Koordinues të ketë një qëndrim të barabartë ndaj banorëve të të gjitha komuniteteve, pavarësisht nga feja dhe kombi.
Stankoviç i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës Nagip Arifi ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc dhe Entin Parashkollorë “Gëzimi Ynë”.
Gjatë ditës së nesërme, në amfiteatrin e Departamentit të Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc, do të dorëzohen kontratat për ndarjen e fondeve të pakthyeshme për sipërmarrësit.
Me këtë rast rast, do të marrin pjesë kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Nagip Arifi, Ardita Sinani dhe Nebojsha Arsiç, si dhe përfaqësues të biznesmenëve nga këto komuna/Lajmi-AL












