Urdhëresa e Ministrit të Arsimit dërguar të gjitha shkollave në Serbi përfshirë edhe shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, që orën e parë të mësimit ta fillojnë me intonimin e himnit të Sërbisë, kishte ngjallur dilema te drejtuesit e shkollave në gjuhën shqipe.
Madje drejtorët e shkollave shqipe në Luginë janë ftuar nga kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, që të dorëheqen në rast se nuk janë të gatshëm të mbrojnë identitetin kombëtare kulturorë. Dinjiteti dhe integriteti i shkollës shqipe nuk guxon të rrënohet, ka shkruar Mustafa në profiling e tijë.
Nga ana tjetër marrja e një vendimi nga udhëheqësit e shkollave nuk ka qenë i lehtë duke patur parasysh se ka qenë një urdhër nga Ministria e Arsimit për të gjitha shkollat.
“Nuk e di se çka do të ndodhë unë nuk e kamë prfillur këtë, në shkollën tonë nuk është interpretuar intonimi i himnit, megjithëse kamë ndëgjuar se në disa shkolla kjo ka ndodhë” është shprehur për LajmiAL, njëri nga drejtorët e shkollave fillore në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit.
Nga ana tjetër ka edhe nga ato shkolla në gjuhën shqipe që e kanë përfilluar urdhëresën e Ministrit Ruzhiq dhe orën e parë të mësimit e kanë nisur me intonimin e himnit.
“Po e kemi lëshuar himnin me celularë, njëkohësisht i kemi njoftuar edhe nxënësit me vendimin e Ministrir dhe më pas kemi vazhduar me procesin edukativoarsimorë” është shprehur për LajmiAL njëri nga drejtorët e shkollave të cilët e kanë aplikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për intonimin e himnit.
Vlenë të theksohet se, askush nga përfaqësuesit politik apo institucional në Luginë të Preshevës “Zyrtarisht” nuk e ka kundërshtuar vendimin e Ministrit të Arsimit Branko Ruzhiq për intonimin e himnit me rastin e fillimit të vitit shkollorë në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, duke patur parasysh se postimet në rrjetet sociale nuk janë gjë tjetër veç se një mendim personal dhe jo reagim apo dokument zyrtarë i nënshkruar dhe i vulosur./LajmiAL/












