Fillojnë parapërgatitjet për asfaltimin e rrugës afër çerdhes së fëmijëve

0
239

Kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës në hyrje të çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, projekt ky i një rëndësie të madhe përsa i përket frekuentimit, sidomos fëmijëve.

Sipas shefit të kabinetit të kryetarit Sali Salihit kjo ka qenë një kërkesa e kahmotshme e qytetarëve, sidomos prindërve të fëmijëve.

Pavarësisht intervenimeve të sanimit të gropave nuk ka qenë e mjaftueshme ndërsa këtë vit me parashikimin e buxhetit është paraparë që kjo rrugë të asfaltohet.

Vlera e këtij projekti kap shumë rreth 15 milion dinarë me TVSH-në./LajmiAL/