Bujanoci edhe më tej me numë dyshifrorë të të infektuarve

0
367

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja 12 raste të infeksionit me korona virus janë regjistruar në komunën e Bujanocit.

Sipas shifrave të publikuara komuna e Buajnocit radhitet në vendin e tretë, prapa Vranjës me 38 raste të reja dhe Preshevës me 17 raste të të infektuarve, Vlladiçin Han 7 dhe Surdulica 2

Brenda katër ditëve në komunën e Bujanocit janë regjistruar 69 persona të infektuar me virusin korona nga Bujanoci.

Gjatë ditës së djeshme në rrethin e Pçinjës janë testuar 348 persona, nga ky numër 76 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.