Pragu zgjedhor prej tre përqind mbetet, a do të dalin prap të bashkuar shqiptarët e Luginës?

0
255

Duke folur për dialogun ndërpartiak, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se pragu zgjedhorë prej tre përqind do të mbetet për zgjedhjet dhe nuk do të kthehet në pesë përqindët e mëparshëm.

“Të gjithë po bënin zhurmë (nga opozita) kur ai u ul, ndërsa në përgjithësi ata kanë qenë të kënaqur me këtë.

Më pas të gjithë ishin të interesuar nëse do të kthehet në pesë përqind, nuk do të kthehet, pragu zgjedhorë prej tre përqind do të mbeten” tha Daçiq për RTS-in.

Ai vlerësoi se dialogu ndërpartiak midis qeverisë dhe pjesës së opozitës, e cila nuk dëshiron pjesëmarrjen e të huajve, po përparon mirë, por se “pista e dytë është vonë dhe mbetet shumë prapa së parës”, ka thënë Daçiq.

Duke komentuar informacionin nga media se mund të ketë një takim mes autoriteteve dhe opozitës të hënën, i cili nuk dëshiron pjesëmarrjen e të huajve, ai tha se do të shihet kur do të jetë dhe se ishte planifikuar të diskutohej “dinamika “me presidentin e vendit njëherit edhe të Partisë Përparimtare Serbe Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimet e mëparshme se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi do të mbahen nga 5 mars deri më 20 prill të vitit të ardhshëm kanë ringjallur edhe kureshtjen e subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës.

Edhe pse tash mund të jetë akoma herët për një qëndrim rreth pjesmarrjes së përbashkët apo ndarasi në këto zgjedhje, megjithatë ka zëra se një listë e përbashkët më nuk dë të jetë opcion i favorshëm duke i ditur raportet mes subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës.

E vetmja pengesë për një listë të përbashkët mund të jetë radhitja e kandidatëve për deputet, ndërsa kësaj radhe PVD asesi nuk mund të jetë e para, nëse shikojnë zgjedhjet e mëparshme, është shprehur një zyrtarë I një subjekti politik në komunën e Bujanocit.