Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja anti-COVID. Këto masa, kanë hyrë në fuqi sot më 20 gusht.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë tha se masat e përcaktuara nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm.
Njëra nga pikat e këtij vendimi është: Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.
LajmiAL ka kontaktuar burimet e veta në pikën kufitare Dheiu i Bradhë për të mësuar nëse pas hyrjes në fuqi në orën 24.00 të ditës së sotme testi PCR kërkohet edhe për qytetarët e Sërbisë.
“Jo, deri ora 11.35 askush nuk ëhstë kthyer nga policia doganore e Kosovës për shkak të mos posedimit të testit PCR, se çka ndodh pastaj këtë nuk mund të them por deri në këtë orë nuk e kanë kthyer asken” ëhstë prgjigjur burimi ynë nga pika kufitare Dheu i Bradhë.
Sipas tij mbajtja e maskës tashmë është rreptësisht e obligueshme dhe për mos mbajtje të maskës mund të pasojë edhe dënimi.
Për t’iu shmangur çfardo dyshimi rreth masave anti-Covid rekomandohet që të gjith të vaksinuarit ta kenë me vetë edhe vërtetimin e imunizimit./LajmiAL/












