Gjendet armatim në mullirin e vjetër në Tërrnoc të Bujanocit

0
797

Në një mulli të vjetër në fshatin Tërrnoc të komunës së Bujanocit, është gjetur një sasi e vogël e armëve me origjinë të panjohur.

Siç ka msuar e përditshmja beogradase Novosti, armatimi ishte fshehur në dyshekun e vjetër të mullirit që nuk është në funksion në rrugën drejt fshatit Breznica.

Janë gjetur një pushkë automatike me prejardhje të panjohur  me një karikatorë dhe 18 plumba, si dhe një pushkë gjysmë automatike, pushkë gjuetie, si dhe një pushkë e vogël me karikatorë dhe dhjetë plumba.

Sipas prokurorisë, armët e gjetura janë dërguar në ekspertizë, ndërsa është ngritur padi ndaj NN personit./LajmiAL/