Pensionistëve 240 euro, të tjerëve nga 50

0
529

Ndihma financiare, madje më e madhe se kurrë më parë, është siguruar edhe për pensionistët.

Të gjithë ata, gjithsej 1.7 milion, praktikisht mund të llogarisin në gjithsej 5 rritje.

Deri në fund të vitit, atyre iu janë premtuan tre pagesa në total prej 100 eurosh. Nga 20 deri më 22 shtator, atyre do të paguhen nga 50 euro ndihmë.

Pagesa e dytë prej 30 eurosh duhet ta presin në Nëntor, kur edhe qytetarët e tjerë të rritur do ta marrin këtë shumë.

Pagesa e tretë dhe e fundit këtë vit, prej 20 eurosh, do të pasojë për pensionistët në dhjetor. Ata nuk do të duhet të aplikojnë për këto para, gjë që ka qenë më parë.

Në vitin e radhshëm për pensionistët do të jenë edhe dy rritje të tjera.

E para është lineare prej rreth pesë përqind dhe në fakt do të thotë një rritje e të gjitha pensioneve me atë shumë nga janari 2022.

Kjo në një pension mesatarë prej 29.300 dinarë do të jetë 1,465 dinarë.

Pjesa e dytë e ndihmës për vitin e ardhshëm pensionerët duhet ta presin në fund të shkurtit, më së voni në fillim të marsit. Atëherë  çdo pensionisti do ti paguhet nga 20,000 dinarë, dhe kjo ka të bëjë me ndihmë të njëhershme financiare.

Nga ana tjetër, pagesa e parë për të cilën kanë të drejtë të gjithë qytetarët e tjerë të moshës madhore, arrin në Nëntor.

Atëherë nga arka e shtetit arrinë 30 euro dhe kjo është pjesa e dytë e ndihmës që u paralajmërua në fillim të vitit.

Aplikimi për këtë shumë ishte në maj, duke marrë parasysh se kjo është pjesa e dytë e mbështetjes, e cila arriti një total prej 60 eurosh.

Në dhjetor, për të gjithë të rriturit, do të pasojë një mbështetje e re prej 20 eurosh. Detajet për këtë pagesë, kushtet dhe mënyrën e aplikimit, do të shpallen më vonë.