Shifrat në komunën e Bujanocit gjithnjë në rritje, 14 të infektuar, flitet se shifrat janë shum më të larta

0
261

Edhe pse komuna e Preshevës vazhdon të radhitet e para në rrethin e Pçinjës përsa i përket rasteve të reja me virusin korona, shifrat janë gjithnjë në rritje edhe në komunën e Bujanocit, ku vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 14 raste të reja me virusin korona.

Burimet nga tereni falisn për një numër shum më të lartë në komunën e Bujanocit në krahasim me shifra zyrtare të cilat janë publikuar nga Enti për Shëndetësi Publike.

Sipas informacioneve thuhet se numri i të infektuarve vetëm në një vendbanim të komunës së Buajnocit ka arritur mbi 20 persona, por që zyrtarisht nuk janë konfirmuar nga institucionet shëndetësore, për shkak se kontrollat dhe testimet i kryejnë në institucione private.  

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranje, nga 285 analizat e bëra në rrethin e Pçinjës, 60 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 16 janë nga Vranja, 28 nga Presheva, 14 nga Bujanoci, dhe nga një rast kanë regjistruar Vlladiçin Hani dhe Surdulica./LajmiAL/