Virusi korona është rikthyer fuqishëm ditëve të fundit duke e rritur numrin e të infektuarve në mënyrëtë shpejtë.
Aktualisht komunat e Preshevës dhe Bujanocit janë dy komunat që radhiten të parat në rrethin e Pçinjës për nga numri i të infektuarve.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë, në 24 orët e fundit nga 306 analizat e kryera në rrethin e Pçinjës, 44 persdona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Nga ky numër edhe më tej prinë komuna e Preshevës me 20 raste, Bujanoci 11, 10 janë nga Vranja, 2 nga Vlladiçin Hani dhe 1 nga Surdulica.
Gjatë 24 orëve të fundit në kovid ambulantën në Vranjë janë kryen 40 kontrolla, nga të cilat 20 për herë të parë.
Janë kryer 10 teste të shpejta dhe 30 antigjen, gjashtë kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Në kovid spitalin në Qendrën shëndetësore të Vranjës janë shtruar 7 pacientë të cilët janë pozotiv ndaj virusit korona, 4 janë me ndezje të mushkrive, ndërsa në aparatet e frymarrjes është 1 pacient./LajmiAL/












