Situate me virusin korona në rrethin e Pçinjës sa shkon e përkeqësohet, numri i të infektuarve nga dita në ditë ëhstë gjithnjë e në rritje.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 319 analizat e bërë na rrethin e Pçinjës, 38 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 13 janë nga Vranja, 18 nga Presheva, 4 nga Bujanoci, 2 nga Tërgovishta dhe 1 nga Vlladiçin Hani.
Gjatë 24 orëve të fundit në kovid ambulancën n Vranjë janë kryen 43 kontrolla, nga të cilat 34 për herë të parë, gjithashtu janë kryer tre teste PCR dhe 29 teste antigjen, nëntë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona./LajmiAL/












