Vuçiq: Për shkaqe politike është e vështirë të punohet më pushtetin lokal në Bujanoc

0
402
Vladicin Han, 5. avgusta 2021. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucichobisao je danas fabriku Teklas Automotive doo u Vladicinom Hanu. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ bg

Investitorët turq të interesuar për banjën e Bujanocit

Ka investitor potencial për banjën e Bujanocit, në mesin e tyre nga Turqia, ka thënë sot presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Vlladiqin Han.

Në pyetjen e RTS-it rreth mundësisë së hapjes së ndonjë fabrike dhe vendeve të reja të punës në komunën e Bujanocit, Vuçiq si prioritet e ka potencuar banjën shëruese të Bujanocit.

“Ka të turqi të interesuar, por ka edhe të tjerë. Së pari të zgjidhim çështjen e banjës së Bujanocit sepse ajo është e rëndësishme për të gjithë edhe për serbët edhe për shqiptarët, por më shumë për serbët sepse ajo gjendet në anën lindore” ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se, ka mbetur të bëhet një investim i madh”
Duke folur për Bujanocin presidenti i Serbisë ka potencuar se, për shkaqe politike është e vështirë të punohet më pushtetin lokal në Bujanoc. /Lajmi-AL/