11 të infektuar me Covid-19, nga 2 raste kanë Bujanoci dhe Presheva, flitet se numri është më i madhë

0
251

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës janë testuar 237 analiza ndaj Covid-19.

Nga ky numër, 11 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, prej të cilëve nga 3 janë nga Vranja dhe Vlladiçin Hani, nga 2 raste të reja janë nga Bujanoci dhe Presheva dhe një nga Surdulica.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 37 kontrolla në kovid ambulantën në Vranjë, nga të cilat 31 për herë të parë.

Janë bërë 22 teste antigjeni, dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Gjashtë pacientë, që kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona janë shtruar në spitalin Covid të Qendrës Shëndetësorë të Vranjës, tre janë me pneumoni, ndërsa një pacient gjendet në aparatin e frymarrjes.

Sa i përket komunës së Bujanocit jozyrtarisht është mësuar nga burimet brenda Shtëpisë së Shëndetit se numri i të infektuarve me Covid-19 krahasuar me shifrat zyrtare është edhe njëherë më i madhë.

Arsyeja e mos publikimit të shifrave të vërteta sipas këtij burimi është që most ë shkaktohet panikë tek popullata, veçanarisht tash kur frekuentimi i ahengjeve është shumë më i madhë./LajmiAL/