10 raste të reja me Covid-19, 5 nga Presheva dhe 5 nga Vranja

0
257

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit ndaj Covid-19, janë testuar 206 analiza të marra në rrethin ne Pçinjës.

Nga ky numër 10 analiza kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, nga 5 raste të reja janë konfirmuar në Vranjë dhe Preshevë.

Edhe përkundër faktit se në komunën e Bujanocit nuk ka raste të reja me virusin korona, 10 rastet e reja në rrethin e Pçinjës tregojë qarte së shifrat e të infektuarve janë në rritje jo vetëm në nivel vendi por edhe në kuadër të rrethit të Pçinjës.

Sikurse edhe kanë paralajmëruar më parë epidemiologët, virusi korona tashmë prap është rikthyer dhe shifrat në nivel vendi janë gjithnjë në rritje sikurse edhe vdekjet./LajmiAL/