Bujanoc: KOMPENZOHEN DËMET NGA VËRSHIMET PËR EKONOMITË FAMILJARE

0
260

Komuna e Bujanocit ka kryer të gjitha pagesat për dëmet e shkaktuara nga vërshimet për ekonomitë familjare. Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka konstatuar se nga vërshimet e muajit janar të këtij viti janë dëmtuar 78 familje, ku secili prej tyre ka përfituar nga 120.000,00 dinarë në emër të kompenzimit të dëmeve, kurse shuma totale kap vlerën prej 9.360.000,00 dinarë.

Muaj më parë, komuna e Bujanocit ka paguar edhe kompenzimet e dëmeve në ekonomitë bujqësore në vlerë prej 850.250,00 dinarëve.