Ora 17 Masat e reja kanë hyrë në fuqi. Ja kush është duke punuar sonte, dhe çfarë është “nën dry” deri të hënën

0
462

Orari i punës deri ora 17, gjatë vikendit mbyllen

Objektet hotelierike, Restorantet, kafenetë, baret, klubet, si dhe sallat e lojërave dhe bastoret mbyllen në orën 17. Gjatë vikendit, këto objekte nuk do të punojnë fare.

Deri dje, objektet e hotelierisë ishin të hapura deri në orën 18 çdo ditë pune, si dhe gjatë vikendit.

Qendrat tregtare

Qendrat tregtare gjithashtu mbyllin dyert e tyre në ora 17 dhe kjo do të jetë e vlefshme gjatë ditëve të javës ndërsa gjatë vikendit këto objekte do të mbyllen.

Ndryshe nga masat që ishin të vlefshme deri më sot, tani kjo punë shkurtuar ka të bëjë edhe me të gjitha butiqet dhe shitoret edhe jashtë qendrave tregtare.

Aktivitetet e shërbimit

Nga e premtja ora 17 deri të hënën në 5 të mëngjesit, nuk do të punojnë sallonet e ondulimit dhe parukerisë, sallonet e bukuris, qendra fitnesi, palestra dhe sallonet e ushtrimeve, qendrat SPA dhe pishinat.

Gjatë ditëve të javës, këto objekte do të jenë të hapura deri në orën 17.

Kush punon pas orës 17, por edhe gjatë vikendeve?

Shitoret e gjërave ushqimore

Në këto objekte edhe më tej do të mund të shkojmë deri në ora 21 edhe atë jo vetëm gjatë ditëve të javës, por edhe gjatë vikendeve.

Si anëtar i Shtabit të Krizave, Branislav Tiodoroviq,  shpjegoi se, sipas grupit të ri të masave anti-epidemiologjike, kiosqet gjithashtu mund të punojnë gjatë vikendit.

“Kiosqet e ushqimit të shpejtë lejohen të punojnë gjatë vikendit. Konsiderohet se kur bëhet fjalë për kiosqet, nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë” tha Tiodoroviq.

Farmacitë, pompat, shpërndarja e ushqimit

Orari i punës i pikave të karburantit për furnizim me karburant, farmacitë dhe shpërndarja e ushqimit përmes kuririt mbetet i pandryshuar, kështu që ata do të jenë ende në gjendje të punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Objektet dhe institucionet në fushën e kulturës

Sipas rregullave të reja, teatrot dhe kinematë do të jenë të hapura çdo ditë pune, por edhe gjatë vikendit  deri në orën 17, duke filluar nga sot. Gjegjësisht, shfaqja e fundit e filmit duhet të përfundojë në atë kohë.

Tregjet dhe puntoritë

Tregjet do të jenë të hapura gjatë ditëve të javës në mënyrë të rregullt dhe do të jenë të hapura gjatë vikendit nga ora 6:00 deri në 15:00.

Ordinancat dhe laboratoret që ofrojnë shërbime medicinale mund të punojnë gjatë gjithë ditës, përfshirë vikendin.

Objektet dhe puntoritë që ofrojnë shërbime që nuk kërkojnë praninë e përdoruesve ose janë prezencë dhe kontakt me kohëzgjatje të kufizuar, të tilla si serviset e teknikës së bardhë, shërbime teknike, rrobaqepës, këpucarë dhe xhamprerës, mund të punojnë gjatë ditëve të javës deri në orën 21:00 dhe të shtunave deri në ora 17:00./Lajmial/