Ardhja e mërgimtarëve për pushime në vendlindje ka bërë që dy ditëve të fundit kolona të stërzgjatet në vendkalimin kufitarë në Konçul.
Pavarsishtë intensitetit të shtuar të punës nga autoritetet doganore, pritjet janë të gjata sidomos në këto temperatura tropikale.

Vlenë të theksohet se qytetarët e komunës së Bujanocit mund të frekuentojnë edhe vendkalimet tjera kufitare, sikurse Breznicë dhe Dobrosin.

Pavarsishtë dyshimeve se nuk po lejojnë policia kosovare të kalohet nga Breznica në drejtim të Kosovës, kjo mbase nuk rezulton të jetë e vërtetë, sepse qytetarët janë duke udhëtuar pa pengesa./Lajmi-AL/












