Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit. Kujt po i pengojnë emrat e fëmijëve shqiptarë?

0
322

Gjendja e sigurisë së banorëve të Malësisë së Bujanocit nuk duket të jetë stabile.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe rasti më i freskët në rrugën Zarbincë-Priboc, kur në trungun e një lisi ku kohë më parë kanë janë shkruar emrat e fëmijëve të një familje nga Priboci, mbi ta është vendosur stema serbe, gjë të cilën familja e fëmijëve e konsideron si provokim dhe kërcënim të rëndë.

Sipas bashkëbiseduesit të LajmiAL, emrat e fëmijëve janë shkruar kohë më parë ndërsa mbishkrimi në gjuhën serbe vërehet se është i freskët, gjegjësisht është shkruar të premtën, për të cilin dyshon se e kanë shkruar ushtarët serb që kalojnë në këtë rrugë.

Ky mbishkrim ka shqetësuar familjet në fshatin Priboc të Malësisë së Bujanocit, të cilët edhe ashtu janë të pakta dhe po përballen me shum vështirësi.

Ky rast për ato pak familje konsiderohet si kërcënim për tu larguar nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Shqetësime të mëdha janë duke përjetuar edhe një familje tjetër po në këtë vendbanim nga drunjëprerësit për të cilën do të raportojmë në një shkrim më të detajuar.

Kjo e fundit është kërcënuar se duhet ta lëshojë vendlindjen dhe të largohet nga toka e të parëve të tyre, pavarësisht se posedon të gjotha dokumentet mbi pronësinë e shtëpisë.

Shpesh drunjëprerësit ia kanë bllokuar rrugën e vetme që e shpien për në qytet për furnizime edhe kur i ka bartur të sëmurit, duke ia hedhur drunjtë në rrugë, së fundmi drunjëprerësit të ndihmuar edhe nga shumari, po tentojnë që t’ia presin edhe drunjtë afër shtëpisë së tij vetëm për ti shqetësuar, thotë kryefamiljari.   

 Ka patur raste thotë kryefamiljari, që nga rruga e bllokuar nuk ka mundur të shkojë edhe në qytet për furnizime me gjëra elementare./LajmiAL/