Plotë 24 muaj nga premtimi për Qendrën Kulturore Multidimensionale të KKSH-së. I morën paratë nga Shqipëria apo JO?

0
332

Dy vite më parë, pikërisht më 10 korrik të 2019, ish ministri për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane i R. Shqipërisë Gent Cakaj pati dhënë lajmin ekskluziv për mbështetje financiare për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit, në shumë rret 30.000 euro.
Nëse ky financim është kryer apo jo, kjo nuk është publikuar nga KKSH, por as që është përuruar zyrtarisht ndonjë Qendrër Kulturore Multidimensionale në kuadër të KKSH-së.

Cakaj kisht deklaruar, “Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.
Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.
Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike.
Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti.
Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës!
Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës!, ka shkruar Cakaj.
Megjithatë kaluan plotë 24 muaj nga ky lajm fantastik por realizimi i tijë deri më sot zyrtarisht, mbeti vetëm postim në FB dhe asgjë tjetër./Lajmi-AL/