Një rast i ri me virusin korona nga Bujanoci në 24 orët e fundit

0
277

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja nga 203 mostra nga rrethi i Pçinjës të testuara ndaj Covid-19, 1 person ka rezultuar pozitiv, ndërsa i infektuari është nga Bujanoci.

Gjatë ditës së djeshme, janë kryer 36 kontrolla në klinikën ATD, nga të cilat 17 për herë të parë.

Janë kryer 18 analiza të antigjenit, nga këto nuk ka rezultuar asnjë pozitiv ndaj virusit korona.

Tre pacientë janë shtruar në spitalin kovid të Qendrës shëndetësore të Vranjës të cilët janë me simptoma të Covid-19. Nga këta, dy pacientë kanë bronkopneumoni dhe janë në aparatet e frumarrjes./LajmiAL/