Në Qendrën për punë sociale në Bujanoc gjatë vitit 2020 janë dorzuar 182 kërkesa për asistenc sociale

0
556

Sipas drejtorit të Qendrës për punë sociale, Njazi Ahmeti, aktualisht asistenc sociale marrin 1417 familje në komunën e Bujanocit.Mesatarja e ndihmës për asistenc afërsisht arrin 17 mij dinarë në muaj apo nga 8 deri në 29 mijë dinarë , për familjet që kanë më së paku 4 antarë.Varsisht nga vlersimi I ekipit në teren.

Ahmeti shton se në komunën e Bujanocit asistenc sociale marrin 296 përsona me afësi të kufizuar.

Lidhur me këtë personat me aftësit të kufizuar me dëmtime të lehta, siq potencon Ahmeti, marrin mjete matërjale deri në 11 mij dinar në  muaj, ndërsa personat me aftësi të kufizuar në kategogorin e rënd, si ata në karroc dhe të verbër, marrin afër 29 mijë dinar.

Më tej drejtori I Qendrës, njofton se 9 fëmijë pa përkujdesje prindrore janë vendosur në familjet strehuese, si dhe 6 persona te rritur me aftesi te kufizuara jane vendosur neper shtepit per pleq dhe te personave me aftesi te kufizuara.

Nga qendra sociale gjithashtu janë lëshuar 703 vendime për ndihm momentale nga buxheti komunal në periudhen janarë-nëntorë i vitit 2020

Ndërkaq në pamundësi të flas për shifrat drejtori i këtij institucioni bënë të ditur se rastet me dhunë në familje dhe ndarjet bashkëshortore janë cdo ditë në rritje ndoshta kjo për faktin se tani po përjetojmë një periudh mjaft me kriz sikurse shendetsore ashtu edhe akonomike duke lene pasoja ne shume familje.

Vlen të theksohet se I gjithë ekipi I qendrës për punë sociale , janë të licensuar për punë në mes tyre ka psikolog, pedagog , punëtor social dhe jurist.