Sheshi i Bujanocit i mbushur me kafiteri, në sezonin verorë i shtohen edhe kopshtet të cilat mbulojnë pothujase 50% të hapsirës publike të sheshit.
Çdo sezonë, proonarët, Drejtoratit për Urbanizëm i parashtrojnë kërkesë për shfrytëzimin e hapsirave publike dhe në bazë të një vendimi të lëshuar ata i shfrytëzojnë ato.
Sipas informacioneve të siguruara nga LajmiAL e vetmja që këtë sezon ende nuk e ka kryer procedurën e kompletimit të dokumentacionit për shfrytëzimin e hapsirës publike dhe të cilën është duke e shfrytëzuar, është kafiteria NR.1 e cila ka pronar një person të nacionalitetit serb, gjë që as nuk kryen kompensim për shfrytëzimin e hapsirës publike.
Kjo kafiteri terasën montuese e ka të vendosur në hapsirën e gjelbruar publike, megjithatë sipas të njejtit burim nuk ka dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzimin e të njëjtës sikurse kafiterit tjera.
Vlenë të theksohet se për mos kompletim të dokumentacionit për shfrytëzimin e hapsirave publike në qershor të vitit 2018 kafiteris fqinje me pronar shqiptar me urdhër të inspekcionit komunal dhe prezencën e policisë dhunshëm iu është larguar terasa montuese duke i shkaktuar edhe dëme materiale.
Jozyrtarisht është mësuar se kafiterit tjera që operojnë në sheshin e qytetit dhe posedojne kopshtet e kanë të kryer çështjen e dokumentacionit për shfrytëzimin e tyre dhe të njejtat kryejnë edhe pagesën për shfrytëzimin e hapsirave publike. /Lajmi-AL/












