Në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit sot është asfaltuar rruga në lagjen e poshtme me gjatësi prej 158 metra e cila kap vlerën 1.543.297 dinarë pa TVSH.
Kjo rrugë është mirëpritur nga banorët e kësaj lagje ndërsa iu është dashur të presin për gati 3 vite që nga kontraktimi për asfatimin e sajë.

Sipas të dhënave rruga është kontraktuar më 5 shtatorë të vitit 2019, ndërsa asfaltimi është bërë sot pas 23 muajve.
Nga afër punimet në asfaltimin e rrugës i kanë përcjellë kryetari i komunës Nagip Arifi, kryeshefja për investime dhe zhvillim Fazila Azemoviç, dhe kryeshefi për veprimtari shoqërore Fejzi Beqiri.
“Më mirë sot se kurrë” shprehen banorët e kësaj lagje të cilët thonë se, më nuk do ta kemi baltën para dyerve.

Punëkryes është kompania “Saba Belça”, ndërsa ditëve në vijim janë planifikuar të realizohen projektet infrasteukturore në vendbanimet Letovicë dhe Nesalcë./LajmiAL/












