Arifi uron kryetarin e ri të PDK-së Memli Krasniqin

0
186

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi e ka uruar Memli Krasniqin në emrimin e tijë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se zgjedhja e z. Krasniqit në krye të partisë paraqet një reformë në PDK, e cila i ofron skenës politike në Kosovë një konkurent serioz.

Postimi i plotë

Përgëzoj kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqin për detyrën e re në këtë parti.

Zgjedhja e z. Krasniqit në krye të partisë paraqet një reformë në PDK, e cila i ofron skenës politike në Kosovë një konkurent serioz.

Me shpresën se çështja e Luginës së Preshevës do të jetë në mesion e prioriteteve në agjendën e tij, Memlit dhe gjithë delegatëve të PDK-së i uroj suksese, thuhet në urimin e të parit të komunës së Bujanocit. /Lajmi-AL/