Mbahet provimi i maturës së vogël nga lënda e gjuhës amtare. Në komunën e Bujanocit gjithçka sipas planit

0
257

Në të gjitha shkollat në Sërbi semimaturantët sot iu kanë nënshtruar provimit pranues nga lënda e gjuhës amtare, gjatë ditës sënesërme në lëndën e matëmatikës dhe të premtën do ti nënshtrohen testit të kombinuar.

Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiç ka deklaruar dhe se po zbatohen të gjitha masat e mbrojtjes.

Sot dhe në dy ditët e ardhshme, në 1.247 shkolla fillore në Serbi 68.000 nxënësit e klasave të teta i nënshtrohen provimit të maturës së vogël, i cili sot ka nisur me testin nga gjuha amtare, për të vazhduar në dy ditët e radhshme në matematikë dhe të kombinuar, kanë thënë në Ministrinë e Arsimit.

testet janë shpërndarë gjat ditës së djeshme në 31 punkte në tërë Sërbinë, ndërsa për komunat e Bujanocit dhe Preshevës punkti ëhstë në Vranjë, ku edhe pas përfundimit të çdo provimi testet dërgohen në Vranjë.

Sipas të dhënave që kemi siguruar në shkollat fillore në komunën e Buajnocit, gjithçka ka ecur sipas planit të paraparë dhe nuk ka patur asnjë problem.

Drejtorët e shkollave kanë thënë se, janë të kënaqur me organizimin e provimit të maturës së vogël nga lënda e gjuhës amtare dhe pesin që edhe në dy ditët e ardhshme do të kalojë sipas planit të paraparë.

Të Dielën më 27 qershor, nxënësit do të jenë në gjendje të shohin rezultatet paraprake në uebfaqen e “Shkolla ime e mesme” (Moja srednja škola), dhe në të njëjtën ditë ata mund të paraqesin ankesë elektronike, ankesë te komisioni i shkallës së parë për detyrë të caktuar.

Pas kësaj, të martën, 29 qershor, komisioni i shkallës së dytë do të mblidhet dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen të premtenmë 2 korrik. Mbushja e listës së dëshirave fillon të Shtunën dhe të Dielën 3 dhe 4 korrik./LajmiAL/